“Jam zgjuar e lagur nga shiu”, thirrja prekëse e vogëlushes për Ramën: Ju lutem, dua vetëm një çadër dimri!

Përveçse në Durrës dhe Thumanë, tërmeti i 26 nëntorit shkaktoi dëme të mëdha materiale edhe në Kurbin, Milot e Mamurras.

Të shumta kanë qenë banesat e dëmtura në fshatin Zhejë, vendi ku u zhvillua Beteja e famshme e Albulenës, kur Skënderbeu korri një nga fitoret më të famshme kundër ushtrive osmane, më 2 shtator 1457.

Banorët janë shprehur se në këtë fshat janë dëmtuar nga tërmeti rreth 50 banesa, por askush nuk ka shkuar për t’i parë dhe vlerësuar.

Një prej banorëve, Tom Tota, thotë se 14 pjesëtarët e dy shtëpive nuk guxojnë të hyjnë në banesat e tyre pasi nuk kanë aspak garanci.

Për “Abc News”, ai tha:

Dy shtëpitë e mia janë dëmtuar, dua garanci nga inxhinierët të futem brenda, se gjithë shtëpia fle jashtë. Kam 14 njerëz, prandaj kërkoj nga shteti që të paktën të më vinë të ma vlerësojnë, nuk jemi në hall për ndihma.”
Ndërsa bashkëshortja e tij shprehet se as çadër nuk u kanë dhënë, ndonëse kanë kërkuar.

Ajo shprehet:

Dëmtime kemi boll, shumë jemi të frikësuar. Kemi kërkuar çadër na kanë thënë nuk kemi.”
Prekës dhe njëkohësisht tronditës është edhe një mesazh i një vogëlusheje nga Miloti për kryeministrin Rama. Ajo ka vetëm një kërkesë, një çadër dimri, pasi në atë që i kanë dhënë nuk mund të flejë dot për shkak të të ftohtit.

Vajza e vogël apeloi:

Unë nuk mund të flej më te kjo çadër. Ju lutem kryeministër mundeni që të bini një çadër dimri.”
Familja e vogëlushes nga Miloti përbëhet nga 8 anëtarë dhe prej ditës së tërmetit ata nuk kanë hyrë më banesë, pasi tërmeti ka shkaktuar dëme të shumta në strukturën e ndërtesës. Më e keqja është se për shkak të motit të keq, shiu iu ka hyrë brenda dhe vajza shprehet se është zgjuar e lagur.

Ajo shtoi:

Është shumë vështirë dhe shumë ftohtë për të fjetur. Shiu ka hyrë i gjithë brenda, batanijet janë laguar. Edhe unë jam lagur.”
Një situatë e ngjashme paraqitet edhe në Fushë-Mamurras, ku kryefamiljari Asllan Sala për krevat ka improvicuar disa dëngje me kashtë.

Ai shprehet:

Kam kërkuar çadër tjetër për familjen time, s’më kanë sjellë. Kam marrë dy herë pako.”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...