Vjen lajmi qe mezi prisnim : Zonja Bozo do te jete pjese ne ekipit e procesit te

Kreu i qeverisë, EdiRama ka fituar inxhinieren e njohur Luljeta Bozo, që ta përfshijë në ekipin e procesit të rindërtimit pas tërmetit. Rama e priti sot në zyrën e tij inxhinieren e njohur 77-vjeçare, dhe së bashku zhvilluan një bisedë kreysisht mbi metodën e inspektimit të ndërtesave që kanë pësuar dëme pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit.

 

Inxhinieria i rrefeu kryeministrit Rama edhe merakun e saj, që ka të bëjë me mënyrën e ekspertimit të ndërtesave. Ndërsa Rama i ka propozuar Bozos të jetë pjesë në procesin e hartimit të një pakete për caktimin e standarteve për riparimin e ndërtesave të dëm. tuara.

Pjesë nga biseda:

Luljeta Bozo: Unë kam një shqetësim tjetër tani, mirë iku kjo e para, ata që ikën nuk i kthejmë dot. Njerëzit u struehuan. Tani fillon kjo ekspertiza, unë këtu e kam merakun.

 

Edi Rama: Jo jo ndaj i kemi sjellë këta ekspertët e huaj. Të huajt, ne i kemi kërkuar të na thonë mban apo s’mban. Por që shiriti të vihet se bie një tullë apo pla. gos një fëmijë. Kështu që prandaj.

 

Rama: Ajo që doja unë t’ju kërkoja me që shoh që jeni angazhuar, do ishte shumë pozitive nëse ju do të na ofronit ndihmë për pjesën e…po bëjmë një paketë të domosdoshme standartesh për riparimet. Dhe në këtë pjesë duam të na ndihmoni në këtë proces.

 

Bozo: Patjetër, qoftë me elementin strukturor, nuk ka gjë që nuk mund të riparohet, vetëm në rastin kur nuk mban trahu.

 

Bozo: Jo po të kenë dëmtim të vogël nuk ka problem

 

Rama: Do ta shikojmë

 

Bozo: Kam edhe një, duhet patjetër mendoj unë, që kaloi tërmeti i parë dhe janë panikosur kur thonë është e pabanueshme.

 

Rama: Jo përkohësisht

 

Bozo: Duhen sqaruar njerëzit që është e pabanueshme përkohësisht. Të nagazhohen inxhinierë me shumë përvojë. Se ka shumë inxhinierë që janë të gatshëm.

 

Bozo: Kemi pasur disa probleme që janë shkelur, që nga planifikimi, zgjidhjet urbane.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...