Fansat i kërkuan të rikthehet në ‘Hell’s kitchen’, flet Renato Mekolli

Shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli, është larguar nga emisioni i njohur i gatimit ‘Hell’s Kitchen’. Skenaristja Zefina Hasani bëri të ditur se Renato është larguar për arsyet e tij personale.

 

Në një postim të bërë Renato shkruante: “Disa mbase do gëzohen, disa do mërziten! Vazhdimit nuk i dihet… Fund”. Shumica e fansave të tij janë mërzitur aq shumë nga largimi i tij, sa shprehen se kanë humbur dëshirën për të parë emisionin. Ato i kanë kërkuar me ngulm që të kthehet sërish në rolin e shefit.

 

Mirëpo, Renato nuk e kupton sjelljen e tyre. Së fundmi ai ka reguar ndaj kërkesës së tyre me anë të një postimi në Instagram, ku shkruan: ‘Nuk e kuptoj si mund të ma kërkoni të rikthehem,jeni ju ata që nuk më keni dashur dhe më keni sharë çdo herë në Hell’s Kitchen!’

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...