Alban Skënderaj lë muzikën? Një derë e re e madhe hapet për të

Hapat e para në muzikë, për Alban Skënderajn nisën në vitet 1996. Mes kohëve të vështira të Shqipërisë, ai nuk mundi të ecte përpara dhe u detyrua të braktiste vendlindjen. Kur u rikthye pas disa vitesh në Shqipëri, rrugës, një derë e re u hap për të, dhe jeta e tij ndryshoi tërësisht.

 

Për dy vite rresht, 2005-2006, falë zërit tij Alban Skënderaj fiton çmimet e Top Fest, një projekt ambicioz i Top Channel që promovoi qindra këngëtarë të rinj. Më pas, ai nuk u ndal…vijoi me projekte të mëdha muzikore dhe sot ka miliona fansa shqiptarë anembanë botës.

 

Por në kulmin e tij të karrierës, një tjetër derë e re është hapur…

 

Në fakt, titulli provokues, nuk ka të bëj me braktisjen e muzikës, aty ku Alban Skënderaj ka shpirtin e tij. Por, bëhet fjalë për nisjen e një rrugëtimi të ri bashkëpunimi me DigitAlb, platforma që bashkon shqiptarët në të gjitha trevat.

 

Albani do të jetë imazhi i ri i DigitAlb, ku sëfundmi ka realizuar një spot publicitar, dhe në pak sekonda ai flet për rrugën e duhur, që duhet të ndjekë çdo njeri.

 

“Mjafton një derë e vetme për t’u gjendur ballë një të papriture, ose më shumë se një. Për t’u takuar me ata që të duan vërtetë. Për të ndryshuar një jetë të tërë. Nuk ka rëndësi se kur, e rëndësishme është të hapësh derën e duhur”– janë fjalët motivuese të Albanit.

 

Alban Skënderaj hapi derën e duhur në nisje të karrierës së tij….ndërsa sot është momenti që çdo shqiptar të zgjedh platformën e duhur, DigitAlb.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...