Vogëlushi nuk i ndante sytë Ramës teksa fliste, kryeministri: Hajt inshallah nuk bëhesh…

Nga Vora ku ishte sëbashku me Komisionerin Europian, Janez Lenarčič, kryeministri Edi Rama foli për atë që kishte kërkuar në samitin e NATO-s në Londër, për situatën ku ndodhet vendi pas fatkeqësisë së tërmetit të 26 nëntorit.

 

Por teksa kryeministri fliste, një vogëlush që ishte larguar paksa nga njerëzit e pranishëm dhe ishte afruar pranë Ramës, ka tërhequr vëmendjen për mënyrën se si dëgjonte.

 

Këtë gjest e ka vënë re edhe kryeministri i cili sapo mbaroi fjalën, i ka dhënë dorën vogëlushit dhe duke e tërhequr nga vetja për ta përkëdhelur i tha:

 

Hajt, inshallah nuk bëhesh analist.

“Dje në samitin e NATO kam marrë nga të gjithë liderët e pranishëm gatishmërinë për të marrë pjesë në një konferencë të madhe donatorësh për të mundësuar mbledhjen e fondeve nga shtetet së shpejti do dimë ku dhe kur do bëhet, por bëhet fjalë për një okhë të shpejtë dhe kam kërkuar jo më larg se sa janari edhe pse s’është në dorën time, besoj se do arrijmë ta realizojmë jo më larg se janari”, tha Rama.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...