Nis zyrtarisht dimri! Sinoptikanët parashikojnë ulje drastike të temperaturave

Shërbimi Meteorologjik, bën thirrje që nga nesër do të fillojë acari dhe temperaturat do të ulen nën zero gradë. “Vlen për tu theksuar se nesër pritet një mëngjes i ftohtë pasi temperaturat në vlerat minimale pritet të arrijnë -5ºC në zonat malore, 0ºC në ato të ulta dhe 3ºC në ato bregdetare për këtë arsye vishuni fort” – njofton SHMU.

 

Parashikimi nga SHMU

Edhe pse dita nisi me vranësira, gradualisht mbi vendin tonë kanë nisur kthjellimet në pjesën më të madhe të terriotorit pasi vranësirat mbeten prezente në relievet malore në lindje. Ajo që vlen për tu theksuar është era e cila po fryn me një shpejtësi mesatare 5-8m/s (moderuar) ndërsa pranë vijës bregdetare dhe zonat luginore ajo fiton hera herës shpejtësi intensive deri në 20-25m/s.

 

Edhe për ditën e nesërme pritet që mbi vendin tonë të ndikojnë kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike. Moti do të jetë i kthjellët por nuk do të mungojnë alternimet e vranësirave duke nisur nga orët e mesditës.

 

Vlen për tu theksuar se nesër pritet një mëngjes i ftohtë pasi temperaturat në vlerat minimale pritet të arrijnë -5ºC në zonat malore, 0ºC në ato të ulta dhe 3ºC në ato bregdetare për këtë arsye vishuni fort. Në orët e mesditës temperaturat pritet të arrijnë 6ºC në zonat malore, 18ºC në ato të ulta deri dhe 19ºC në ato bregdetare. Sa i përket erës ajo do të fryje përsëri me drejtim lindje dhe shpejtësi mesatare 5-8m/s por humbet intensitet pas orëve të mesditës.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...