Ferid Rragami – ‘Ujku’, Legjenda e Futbollit shqiptar

Për një futbollist, te humbesh mundesine per te marre pjese ne nje boteror, është si t’i biesh me shkelm jetës. Kur e meson qe këtë mundësi ta kanë shitur, është sa e dhimbshme dhe absurde. Kjo ka ndodhur për Ferit Ragamin dhe yjet e kombetares se vitit 1985.

Keshtu thuhet ne nje interviste te tij dhene per gazeten, dyshimet e tij se dikush nga byroja politike me urdhrat që dha krijoi edhe mundësinë që Shqipëria të humbte dy nga ndeshjet ku vendosej fati i botërorit.

Ai tregon se përse dyshon që ndeshja, për një arsye apo një tjetër, u shit. Urdhri për rifreskimin e kombëtares dhe ndryshimet taktike që u imponuan nga lart.Me skuadren perfaqesuese Kuq-Zi do te kete ndeshjen e pare deputuese qe ne vitin 1980, kunder Finlandes (2-0) .

Natyrisht nuk do te mungoje ne formacionin e arte te Kombetares se v. 1985-1986. Eshteprezent ne ndeshjen e barazimit ne Poloni ne vitin 1984, kur shqiptaret kryesonin 2-1 deri 7 minuta para perfundimit. Ne te vertete ka qene nje grup lojtaresh shume te mire duke filluar qe me portierin Perlat Mustën,

Ja cfare kujton vete Rragami ne takimin me Polonine: “Ky ka qenë momenti që kombëtarja jonë gezonte nje forme te mire dhe shpresa për në botëror. Madje, mbaj mend që atje takuam edhe trajnerin e Belgjikës, i cili kishte ardhur të shihte gjendjen e dy kundërshtarëve.

Ka qenë një episod me këtë të fundit, pasi erdhi në hollin e hotelit ku ndodheshim ne dhe për të na provokuar na tha: “Ju jeni futbollistët shqiptarë, s’ka mundësi, nesër keni për të humbur 7 me 0, pasi ju jeni shumë të dobët.

Mbaj mend se unë, Musta dhe Ahmetaj, u munduam për rreth një orë që t’i mbushnim mendjen që ishim futbollistë. Në fund i thamë: “Shiko, ne jemi futbollistët e Shqipërisë dhe nesër jo vetëm që do të luajmë shumë mirë, por edhe do ta fitojmë takimin”.

Në të vërtetë ne kryesuam gjatë gjithë takimit dhe polakët e Bojekut të madh barazuan vetëm në fund të takimit”.

Ferid Rragami do te shprehe dyshimet e veta ne lidhje me humbjet e Kombetares sone ne Greqi e Poloni, ne rifreskimin e kombetares ne baze te urdherave qe vinin nga lart dhe emrave te lojtareve, qe duheshin dhe nuk duheshin te luanin, ne ndryshimin e cuditeshem te skemave taktike, gjate asaj faze eliminatoreje ku kombetarja po luante bukur dhe rrezultatet ishin frutdhenese.

Ai e ka thene me bindje se Shqiperia mund ti fitonte ato dy ndeshje (Greqine e Polonine ne Tirane) por urdheri ishte se nuk duhej te shkonin ne Boteror !!

Ka fituar 2 kupa te Republikes ( me Partizanin 1981 dhe me Vllaznine 1987) dhe tre kampionate e gjithashtu edhe titullin Kampion Ballkani për të rinj. Ferid Rragami ka qene nje “futbolliste zoteri” , nuk i kanë pëlqyer pazaret për ndeshjet, spiunët dhe fakti që shpesh futbollistët shqiptarë sillnin nga jashtë mallra kontrabandë.

Skuadrat me te mira per Rragamin (admiruaes i futbollit brazilian) kane qene ne Shqiperi Dinamo, Partizani, Tirana e padyshim Vllaznia. Ndërsa si kundërshtarë më të mirin këtu ka vlerësuar gjithmonë Andrea Markon e Dinamos.

Nuk eshte per tu cuditur qe Ferid Rragami ka patur oferta nga Bryzh i Belgjikës, i cili atëherë ishte shumë i vlerësuar. Por……kohe tjeter. Deshira e vetme e tij qe mbeti pa u reralizuar do te ishte qe te luante me Milanin e atehershem te treshes holandeze.

Ka patur shumë trajnerë të mëdhenj si: Shyqyri Rreli, Loro Boriçi e të tjerë, por Bejkush Birçe mbete idhulli i atij. Ai ishte i vetmi trajner që grindej me anëtarët e byrosë për problemet e futbollistëve. Nga portierët shqiptare Ferid Rragami do të vlerësoje gjithnje në veçanti Mustën. “ Shqipëria nuk ka pasur portier më të mirë se sa Perlat Musta”.

SKEDA:

1972 – 1976 “SHKENDIA”

1976 – 1978 “VLLAZNIA”

1978 – 1982 “PARTIZANI”

1982 – 1988 “VLLAZNIA”

3 here Kampione Kombetare

1978-79 “Partizanin”

1980-81 “Partizanin”;

1982-83 “Vllaznine”

2 here Fitues i Kupes se Rrepublikes me Partizanin 1980 dhe me Vllaznine ne v. 1987.

Me Kombetaren Shqiptare:

1980 – 1985 / 14 Ndeshje

Ndeshja e pare deputuese me Finlanden (3-09-1980 ne Tirane)

Ndeshja e fundit: kunder Turqise (28-03-1985)

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...