E trishtë! Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti i mirënjohur shqiptaro-amerikan

Është ndarë nga jeta gazetari dhe publicisti i mirënjohur shqiptaro-amerikan, Loui Zanga. Ai ka ndërruar jetë disa ditë më parë në Mynih të Gjermanisë, por lajmi i hidhur është bërë publik në mediat gjermane disa orë më parë.

 

Zanga ishte bashkëpunëtor i Zërit të Amerikës në Uashington, si dhe njihet për kontributin e tij në Radio Europa e Lirë. Lidhur me këtë humbje të madhe për gazetarinë shqiptare, ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Përmes një statusi në “Facebook”, Berisha e cilëson Zangën si një avokat të vërtet të lirisë së shqiptarëve.

 

Ish-kryeministri vlerëson kontributin e tij të çmuar në fushën e gazetarisë dhe publicistikës, ndërsa shpreh ngushëllimet e tij për të afërmit dhe familjarët e Zangës.

 

Loui (Luigj) Zanga njihet si ndër analistët dhe opinionistët më të shquar shqiptarë të të gjitha kohërave. Ai u dekorua nga ish-presideneti Bujar Nishani me titullin “Nderi i Kombit”.

Mesazhi i plotë:

Luigj Zanga nje avokat i vertet i lirise se shqiptareve nuk eshte me!

 

Te dashur miq, dite me pare ka mbyllur syte pergjithmone gazetari, publicisti dhe analisti i mirenjohur shqiptaro – amerikan, Nderi i Kombit, Loui Zanga. Me ndarjen e Loui Zangas nga jeta kombi yne ka humbur njerin nga bijte e tij te shquar, qe i kushtoi jene dhe energjite e tij mbrojtjes se lirive te shqiptareve te shtypur ne Shqiperi nga diktatura Hoxhiste dhe te atyre te pushtuar ne Kosove dhe viset e tjera ne Jugosllavi.

 

Ne dekada si bashkepuntor i Zerit te Amerikes dhe me vone i Radios Europa e Lire, Lui Zanga ishte nje nga zerat e fuqishem me te urte, me te vleresuar per komentet, analizat e tij per gjendjen e shqiptareve nen diktaturen staliniste dhe pushtimin serb.

 

Duke ndjekur me vemendje dhe pasion te jashtezakoshem zhvillimet ne Shqiperi, Loui Zanga do te publikonte ne vitin 1990 broshuren Avokatet e Demokracise ne Shqiperi me qellimin fisnik qe ti nxiste intelekualet shqiptar qe te ndiqnin rrugen e grupeve intelektuale te vendeve te tjera ishkomuniste.

 

Une kam patur fatin ta njoh dhe ta pres e ta takoj Lui Zangen ne Shqiperi por dhe ne Mynih dhe ruaj perjete ne mendjen time pershtypjet e thella te nje burri fisnik, intelektuali te urte dhe te mençur patrioti te vertet.

 

Ndaj ju ftoj te dashur miq te shprehim mirenjohjen me te thelle per kontributin e çmuar te Lui Zanges per lirine e shqiptareve, ngushellimet me te ndjera familjes se te ndjerit dhe lutemi qe shpirti i tij te gjeje paqen e merituar. Ngushellime!! sb

 

ps: Per mungese te nje fotoje po vendos foton e tij familjare diten e akordimit te Nderi i Kombit ne te cilen Lui eshte ne krah te majte te Presidentit Nishani.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...