Prania e mykut në shtëpi vendos në rrezik shëndetin, ja problemet që shkakton dhe masat që duhet të merrni

Me shumë mundësi askush prej nesh nuk ka as më të voglën ide kur fqinji i një kati të mësipërm mund të ketë ndërruar tubat e tualetit, por jemi të sigurtë që shumë prej nesh e vuajnë këtë gjë, pasi problemet në tubacione mund të kenë shkaktuar myk në muret e shtëpisë suaj.

Veç anës estetike, e cila duhet të jetë gjëja e fundit për të cilën duhet të shqetësoheni, ekspozimi për një kohë të gjatë ndaj mykut mund të kontribuojë në shfaqjen e sëmundjeve të ndryshme.

Edhe pse një alergji myku është problemi më i zakonshëm i shkaktuar nga ekspozimi ndaj mykut, ky i fundit mund të shkaktojë sëmundje dhe pa një reaksion alergjik. Myku gjithashtu mund të shkaktojë infeksione apo dhe reagimet toksike. Infeksionet e shkaktuara nga myku mund të zhvillojnë shumëllojshmëri problemesh shëndetësore

Çfarë rreziku përbën myku për shëndetin tonë?
Është një marrëdhënie e ndërthurur mes mykut, kondensimit dhe rritjes së rrezikut:
√ Acarim i syve dhe fytit
√ Krijim i kollës dhe gëlbazës
√ Frymëmarrje e rënduar dhe me ndërprerje
√ Simptoma të astmës
√ Prani e reaksioneve alergjike

Reagimi i njerëzve ndaj mykut nuk është i njëjtë. Ai varet nga shumë faktorë, si ekspozimi ndaj tij, gjendja e përgjithshme shëndetësore, mosha, sëmundjet apo alergjitë kronike, etj… Natyrisht, më të rrezikuarit jan

ë fëmijët dhe moshat e thyera.
Por çfarë është myku?

Myk është termi që përfshin familjen e kërpudhave, të cilat rriten në ushqime dhe ambiente me lagështi. Myku mund të jetë me ngjyra të ndryshme, i bardhë, i zi apo në çfarëdolloj ngjyre tjetër. Ai ka pamje nga më të ndryshmet dhe ka erën e tij karakteristike.
Për t’u zhvilluar, mykut i duhet një ambient i përshtatshëm dhe natyrisht lagështia.

Kur zhvillohet, ai fillon të lëshojë në ajër ‘sporet’, të cilat janë shumë të vogla, aq sa mund të thithen lehtësisht me frymëmarrjen e njeriut. Thithja në sasi të mëdha e sporeve të mykut është shumë e dëmshme për shëndetin.

Vendet me myk identifikohen lehtësisht me shikim, por ato më të zakonshmet janë parvazet e brendshme të dritareve apo ballkonit, këndet e paajrosura të dhomave, muret (zakonisht muret e banesës në kontakt me jashtë), tapetet, anekset e gatimit, sipërfaqet në ambientet e dushit, pjesët e brendshme nën lavamanë apo ku ka tubacione dhe shkarkime hidraulike, etj..

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...