Ndihmat pas tërmetit/ Gjiganti ‘Amazon’ kontakton me “Fundjavë Ndryshe”

Mëngjesi i 26 nëntorit do të mbesë gjatë në kujtesën e shqiptarëve. Dridhjet e tokës, paniku; Shqipëria përjetoi një tërmet të fuqishëm, i cili dukej se nuk po mbaronte. Ishin 30 sekonda vrastare, por njerëzit ende nuk e dinin këtë gjë. Ende nuk diheshin dëmet tragjike, që ato lëkundje sollën. Me kalimin e orëve, numri i të raportuarve që kishin mbetur në rrënoja sa vinte edhe rritej. Ku fatkeqësisht ato 30 sekonda shkaktuan 51 viktima.

 

Pas më shumë se një jave prej tërmetit, Shqipëria është duke u munduar t’i kthehet normalitetit. Mes frikës, dhimbjes që vazhdon ende të jetë e fortë te familjarët e të prekurve. Po ashtu edhe te gjithë shqiptarët. Por, veç lotëve të trishtë, solidariteti kaq i madh na ka rikthyer besimin te njerëzimi. Sepse Shqipëria edhe pse e varfër, sot është duke ndihmuar më shumë se kurrë ata më fatkeqit dhe më të pashpresët

 

Ndërsa personat e prekur, të cilët kishin mbetur në qiell të hapur as nuk numëroheshin. Me qindra familje kanë mbetur pa shtëpi, pa shpresë, pa të tashme dhe pa të nesërme. Më shumë se kurrë ata kanë nevojë për ndihmë. Dhe kjo është diçka tjetër që shqiptarët do ta kujtojnë gjatë. Solidarizimi i gjerë dhe mbarë kombëtarë për gjithë të prekurit.

 

Kjo gjë u vu re dhe në donacionet që njerëzit filluan të japin menjëherë sapo fondacioni “Fundjavë Ndryshe” hapi llogarinë online.

 

Një shumë rekord në pak orë pas rënies së tërmetit, tregoi që shqiptarët bëjnë për njëri-tjetrin. Veçanërisht në kohë kaq të vështira. Deri më tani fondacioni ka mbledhur rreth 1 milionë e 800 mijë dollarë, një shumë e cila do të shkojë për ndërtimin e shtëpive të atyre që iu janë shkatërruar banesat.

 

Nuk janë vetëm njerëzit e thjeshtë të cilët kanë dhënë kontributin e tyre, por edhe persona të famshëm. Të cilët kanë besuar në fondacionin “Fundjavë Ndryshe”. Reperi nga Kosova Mozzik është bërë pjesë bashkëpunuese. Ku së bashku me drejtuesin e fondacionit, Arbër Hajdarin, kanë bërë një punë të palodhur për shqiptarët e rrënuar nga tërmeti.

 

Modelja e njohur Emina Cunmulaj, njëherazi zv/presidente e fondacionit “Fundjavë Ndryshe” po ashtu është duke dhënë kontributin. Me qëllim mbledhjen e sa më shumë të ardhurave për t’i ardhur në ndihmë të prekurve. Cunmulaj ka mbledhur 5800 dollarë, të cilat do të shkojnë në “Fundjavë Ndryshe” dhe 10 mijë dollarë të cilat vijnë personalisht nga ana e saj. Po ashtu, bëri me dije se do të realizojë edhe një organizim së shpejti në Los Angeles, për të mbledhur donacione mes popullit jo shqiptar.

 

Ndihma e ardhur ka qenë edhe përtej shqiptarëve, ku njerëz të ndryshëm kanë dhënë kontributet e tyre. Veç tyre, edhe kompania më e madhe botërore, Amazon ka kontaktuar me “Fundjavë Ndryshe”. Ku ka shprehur gatishmërinë për të dhuruar 1000 çadra, 3000 dyshek dhe 5000 batanije.

 

Këngëtari Gena po ashtu ka dhënë një kontribut të madh, ku ka dhuruar 15 milionë lekë për fondin e shtëpive. Por, emrat e personazheve publik janë të shumtë, të cilët janë bashkuar për t’i ardhur në ndihmë popullit të vetë.

 

Një kontribut shumë të madh kanë dhënë edhe shoqëri të ndryshme, me shuma të mëdha të ardhurash. Veç mbledhjes së ndihmave monetare, fondacioni “Fundjavë Ndryshe” është duke bërë dhe shpërndarjen e ndihmave të domosdoshme. Si ujë, ushqime të gatuara, rroba, dyshekë, veshmbathje dhe shtretër janë dërguar në zonat e prekura.

 

Falë fushatës së madhe sensibilizuese nga fondacioni, po ashtu nga Kosova dhe Maqedonia ka ardhur një ndihmë shumë e madhe. 37 kamionë me mbi 740 ton ndihma kanë kaluar kufirin dhe kanë ndaluar pranë Qendrës së Solidaritetit, prej ku është bërë shpërndarja te njerëzit e prekur.

 

Po ashtu, bamirësi nga Kosova Halil Kastrati i është bashkuar nismës së “Fundjavë Ndryshe”. I cili ka dhuruar 3 kamionë me ndihma, si dhe ka thënë që do të vazhdohet bashkëpunimi me fondacionin.

 

Në daljet publike, drejtuesi i fondacionit, “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari ka thënë se do të bashkëpunojnë me firmat e ndërtimit, për të nisur sa më shpejt më ngritjen e banesave. Ndërsa ka theksuar se fondacioni do të jetë duke i mbikëqyrur nga fillimi deri në fund punimet.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...