Ka nisur sonte nata e parë e festivalit Kënga Magjike 2019.

 

Një spektakël plot atmosferë nga artistë të njohur shqiptarë dhe të huaj.Për herë të parë Kënga Magjike vjen në formatin International.

 

30 artistë Big dhe 18 New Artist, në 3 netë do të sjellin performanca magjike.

 

Siç është bërë me dije të ardhurat nga shitja e biletave të Këngës Magjike me misioni “Këndo për të ndërtuar” do të shkojnë për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, ku humbën jetën 51 persona e u plagosën qindra të tjerë.