“Dua libra, vetëm kjo më ‘ushqen’, më mban gjallë” kërkesa e veçantë e 62-vjeçares pas shkatërrimit të shtëpisë

Tërmeti shkatërrimtar i mëngjesit të së martës, mori mbi 50 jetë njerëzish, shkatërroi dhjetra banesa duke lënë qindra qytetarë të pastrehë!

 

Të gjithë thonë qoftë me aq, por jo pak njerëzve ‘u ka mbetur koka pas’ ! Frika e paslëkundjeve është e madhe, ndonëse këto të fundit thuhet se janë mëse normale. Të prekurit nga tërmeti, janë sistemuar në hotele, familje që kanë hapur dyert e shtëpisë e prej një jave, gjërat ngadalë po shkojnë drejt normalizimit. Sensibilizimi ka qenë i madh dhe njerëz të thjeshtë, personalitete e artistë me famë botërore kanë kontribuar në rindërtimin e godinave.

 

Pa një çati mbi kokë nuk jetohet, por një 62 vjeçare, banuese në Durrës prej 40 vitesh pohon për gazetën Shqiptarja.com që nuk mundet t’ia bëjë dot pa libra.

 

“Nuk më mungon asgjë”,- thotë Besnikja- “Akomodimi, ushqimi, madje dhe shoqëria” E pyetur për dëmet për banesën, duket se meraku i 62-vjeçares është libraria. Në fakt halli i saj i vetëm është libri. “Më gjej një libër të keqen nëna, nuk rri dot pa të, pa lexuar.Dua libra, vetëm kjo më ‘ushqen’, më mban gjallë”.

 

Natyra shkodrane plot humor dhe batuta, shoqëruar me pasionin për librat, e bën Besniken optimiste për të ardhmen.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...