Goditjet në zemër, njohur ndryshe edhe si ataku kardiak, janë një prej shkaktarëve kryesorë të vdekshmërisë në vende të ndryshme.

Kjo sëmundje ka përparuar ndjeshëm vitet e fundit duke ngritur alarmin në shumicën e shoqërive moderne. Jo më pak i rrezikuar mbetet edhe vendi ynë, ku dhjetëvjeçarin e fundit janë shumëfishuar rastet e prekjes nga ataku kardiak, ku krahas meshkujve një targetgrup shumë i rrezikuar janë femrat. Në këtë artikull do të njiheni me 6 simptomat e atakut kardiak që asnjë femër nuk duhet të injorojë në të përditshmen e saj :

1.Dhimbje në shpinë, qafë, nofulla dhe nëkrahë: Në përgjithësi simptomat e para të atakut kardiak janë shtrëngimet në kraharor ose në krahun e majtë, por jo më pak të rëndësishme janë dhimbjet në shpinë, nofulla dhe qafë. Dhimbja mund t’ju shfaqet papritur dhe bëhet gjithmonë e më e fortë. Në qoftë se zgjoheni në mes të natës me dhimbje të tilla është mirë të lajmëroni menjëherë mjekun ose të paraqiteni në spital.

2.Dhimbje e fortë në stomak: Dhimbja therëse në zonën abdominale, përreth stomakut, nuk është vetëm simptomë e helmimit apo ndonjë ftohjeje të mundshme. Kur dhimbja bëhët më e fortë se zakonisht, aq sa ju duket sikur ju lë pa frymë, duhet të tregoheni të kujdesshme dhe të mos e neglizhoni pasi mund të jeni duke kaluar një goditje në zemër.

3.Djersë të ftohta: Sipas mjekëve, djerësët e ftohta që ju përsëriten brenda intervaleve të shpeshta kohore janë një simptomë e fshehtë e atakut kardiak tek femrat.

4.Gulçim gjatë frymëmarrjes dhe marramendje: Marramendja, e shoqëruar me vështirësi në frymëmarrje të cilat ngjasojnë me gulçimin pas një maratone, janë një tjetër simptomë e atakut kardiak që nuk duhet injoruar.

5.Lodhje e vazhdueshme: Lodhja e vazhdueshme, pamundësia për të qëndruar në këmbë ose për të lëvizur nga një cep i dhomës në tjetrin mund të paralajmërojë probleme serioze të shëndetit kardiovaskular.

6.Shtrëngim në kraharor: Në qoftë se ndjeni shtrëngim në krahahor, therje të bezdisshme në gjoks apo rritje të temperaturës trupore që ngjan me djegien duhet të ndërhyni menjëherë pasi mund të pësoni atak kardiak.