Aktori i njohur i humorit, Flor Binaj, ishte i ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon për të rrëfyer përjetimin e tij gjatë tërmetit të 26 Nëntorit, por edhe për t’u bërë thirrje të gjithë shqiptarëve për të ndihmuar familjet e prekura nga kjo fatkeqësi.

Fillimisht aktori tregoi se sa keq e përjetoi i biri momentin kur nisën lëkundjet e fuqishme dhe se si më pas ai vetë e qetësoi duke i shpjeguar se dridhjet vinin për shkak të bubullimave.
Interesant ishte edhe shpjegimi që kolegu i tij, aktori Irgen Çela, i kishte dhënë të birit, duke u përpjekur ta qetësonte.

 

“Më pëlqeu shumë shpjegimi i shokut tim, Irgenit, i cili i kishte thënë djalit të vet që poshtë në det janë disa pllaka që zihen me njëra-tjetrën. E djali i kishte thënë që kur të rritej, do shkonte tek ato pllakat për t’u thënë pajtohuni”, tregoi Flori.