Në mboledhjen e sotme të qeverisë, kryeministri Edi Rama ka thumbuar dhe kryetarët e bashkive për shpenzimet në bashkitë që ata drejtojnë.

 

“Në vitin e ardhshëm nuk do të blihet asnjë makinë, as do mobilohet asnjë zytë, tavolinë, kolltiqe, televizorë e të tjera, në të gjitha bashkitë e vendit. Kush do të jetë keq për makinë të gjej një kalë. Kryetar bashkie me kuaj do të ishin një inovacion ekologjik dhe sidomos kryetarët e njësisë administrave, që të mos rrinë vërdallë me vetura.”, u shpreh Rama.

 

Rama mbledh sërish qeverinë. Kryeministri i bën thirrje qeverisë që që identifikojë përgjegjësit e ndërtimeve. Ai premtoi se do të ndërtojë në një plan afatgjatë10 mija banesa, dhe një afatshkurtër 5 mijë. Ai premtoi se në Tiranë, Durrës dhe Kurbin do të ndërtohen lagje të reja. Rama nënvizoi se para Krishtlindjeve të pastrohen të gjitha inertet në Durrës me kontribut të kompanive private.