Është shoqëruar me debate dhe tensione emisioni “Open”, ku mes të ftuarve është edhe avokati i njohur Spartak Ngjela.

 

Gjatë gjithë emisionit Ngjela ka marrë fjalën me radhë dhe paradhë teksa e ka ngritur më tej zërin lidhur me situatën që është krijuar pas tërmetit dhe padrejtësitë, që, sipas tij, po bëhen nga qeveria.

 

Teksa Ngjela po diskutonte lidhur me fondin që qeveria ka për qytetarët e prekur nga tërmeti, moderatorja Eni Vasili tentoi disa herë t’i ndëpriste fjalën.

 

Ndërkohë Ngjela vazhdonte të shtjellonte mendimin e tij pa marrë për bazë fjalën e Vasilit, e cila nuk ka duruar dot më shumë këmbënguljen e Ngjelës për të vijuar fjalën dhe i është drejtuar ashpër me shprehjen aspak të denjë: Më njeri të paedukatë nuk kam parë!

 

Nga ana e Avokatit nuk pati një reagim kundërpërgjigjës, por ai ngriti gotën për të pirë ujë./CNA.al