Mijëra ndërtesa janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit, ndërkohë që banesat e dëmtuara janë kryesisht në Durrës, Pezë të Tiranës dhe në Bubq të Krujës.

Një val e madhe solidarizimi ka prekur të gjithë artistët, mes tyre edhe aktorin Bes Kallaku, i cili është gjendur pranë banorëve të vendit të tij, Bubqit.

Besi është shprehur se po mundohet të bëjë aq sa mundet për t’i ardhur në ndihmë të prekurve nga tërmeti, madje do të hapë një numër llogarie për banorët e fshatit të tij.

Për më tëpër, ai premtoi se të gjitha fitimet nga biletat e filmit të tij “Falco” do të shkojnë për familjet e prekura