Salçiçe, letra të lagura, furçë dhëmbësh, makarona, kripë e sapunë…LISTA me ushqime që vodhi familja e Shefit të Rendit Rinas

Vjedhja e ndihmave ushqimore dhe veshmbathjeve të grumbulluara për banorët e pastrehë të tërmetit të 26 nëntorit 2019, ka çuar në burg dy kunetërit Altin Zekaj me detyrë shef rendi në komisariatin e Rinasit dhe Alban Taulla, me detyrë zjarrfikës. Ndërkohë një polic i komisariatit të Rinasit, Ervin Haxhillari po ndiqet penalisht në gjendje “arrest shtëpie” nga prokurori Bajram Breçani. Për pedagogen e Akademisë së Mbrojtjes Valbona Zekaj, hetimet po kryhen në gjendje të lirë.

 

Po çfarë i nevojiteshin kësaj familje, rrogëtarë shteti që duhet të vidhnin pakot me ushqime dhe batanije, të mbledhura për personat në nevojë? Kjo që shihni këtu është lista e ushqimeve dhe produkteve të tjera, që nga qumështi e deri tek kripa që Shefi i Rendit pranë komisariatit të Rinasit, së bashku me gruan e tij Valbona Zekaj, i mori nga magazina e “Fundjava Ndryshe” dhe i çoi në banesën e vjehrrës së tij, Shkurte Taullau në Tiranë.

 

Më poshtë është lista me ushqime dhe veshmbathje që u vodhën nga Altin Zekaj, kunati i tij Alban Taulla dhe pedagogia Valbona Zekaj.

 

Ndërsa efektivi i Policisë Ervin Haxhillari, është përdorur prej shefit të rendit si shofer i furgonit të policisë.

 

Tabela me ushqime

1. Qumësht në kuti, plot 10 litër

2. Vaj luledielli në shishe, gjithsej 16 litra

3. Makarona, gjithsej 31 pako

4. Kripë, plot 3 qese

5. Oriz 15 kilogram

6. Sheqer 4 kilogram

7. Gjalp bitau 1 plako

8. Fasule 5 kg

9. Salçiçe 1 kg

10. Kafe 2 kg

11. Marmalatë 10 kg

12. Lëng frutash 16 litra

13. Kroasant 10 copë

14. Biskota 7 pako

15. Koncetrat Pule 900 gramë

16. Kartpiceta të lagura dhe të thata 7 pako

17. Konserva Mishi dhe Peshku 600 gramë

18. Gota Plastike 100 copë

19. Salcë dy kuti

20. Supë e gatshme 1 kuti 850 ml

21. Fasule e gatshme 1 kuti 850 ml

22. Furçë dhëmbësh 1 copë

23. Sapun 1 copë

24. Miell 17 kg

25. Avjar 3.5 kg

26. Batanije 7 copë

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...