Nuk kanë të ndalur reagimet absurde dhe skandaloze të kryeministrit Rama ndaj qytetarëve të prekur nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.

Në një video të siguaruar së fundmi, një qytetar i ankohet kryeministrit se gruan e tij ja kanë çuar në hotel pa e vënë në dijeni.

Kryeministri i përvishet një qytetari duke i thënë se gruaja e tij ka më shumë mendtë se ai. Më tej Rama shprehet se gruaja është çmendur me burrin ndaj është larguar.

“Ma kanë marrë grunë pa më pyt ma kanë çu në hotel. Gruaja është çmend me ktë dhe i ka thënë ndaç hajde ndaç mos hajde. Hajde storie hajde”, thotë Rama.