“Merrni përsipër riparimet, ose ju pret burgu”, Rama apel ndërtuesve në Durrës: Kam kërkuar emrat tuaj

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë që u mbajt mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama përsëriti edhe njëherë apelin për ndërtuesit e pallateve.

 

Ai u kërkoi që të marrin përsipër të gjithë riparimin dhe dëmet materiale që u janë shkaktuar njerëzve, ndryshe do të shkojnë në burg, ku i pret një dënim nga 7 deri në 15 vite burg.

 

“Jemi duke punuar dhe besojmë se do ta konkludojmë shpejt dhe kuadrin e ri ligjor dhe penal për abuzimet në ndërtim. Njësia speciale kundër korrupsionit ka filluar të përgatisë gjithë hartën e veprimeve për të identifikuar përgjegjësi në godinat problematike.

 

Dua të bëj një apel për të gjithë ata që kanë ndërtuar godina kolektive dhe sot hyjnë te godinat e dëmtuara por jo të rrezikshme që të paraqiten vetë urgjentisht në zyrën përkatëse të drejtuesit të plotfuqishëm për emergjencën apo zyrën e shtabit të emergjencës në Durrës dhe të bëjnë deklaratën e gatishmërisë për ti paguar një më një vetë godinat, të gjitha riparimet nga ato sipërfaqësore deri te dëmet materiale që i janë shkaktuar njerëzve.

 

E bëj këtë apel sepse shumë shpejt do të jetë vonë për ta. Kush do t’i shmanget këtij detyrimi do të jetë i akuzuar drejtpërdrejt përpara organeve të drejtësisë, do ta çojmë ne në akuzë dhe do të kërkojmë burgim për papërgjegjshmëri. Bëhet fjalë për dëmtime që nuk kërcënojnë qëndrueshmërinë e godinës, por që vënë në pamundësi banueshmërinë e saj dhe që kanë të bëjnë me abuzime të ardhura pas, gjatë ekzekutimit të lejes së ndërtimit.

 

Është e vërteta e sigurt që ndërtimet e reja të bëra që nga mesi i viteve ’90 dhe pas, 99% e tyre kanë qëndruar më së miri. Pjesa tjetër, shumë e vogël, në 99% të rasteve është abuzivizëm nga individë dhe jo kompani që kanë ndërtuar shto ujë dhe shto miell dhe në një përqindje të vogël nga kompani që kanë abuzuar me vetë lejen”, deklaroi Rama.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...