Tragjedia nga tërmeti/ Klodian Lala: “Ekipet shqiptare kanë vetëm uniformën, nëse nuk do të kishin ardhur të huajt…”

Gazetarja, Klodiana Lala e ftuar në emisionin “Kjo Javë”, tha se është trishtuese se si forcat tona operacioneve, por edhe Policia kanë mungesë në pajisjet dhe në logjistikë.

 

Sipas Lalës, nëse nuk do kishin ardhur ekipet e huaja, do të kishte zgjatur shumë më shumë ankthi i familjeve të prekura nga tërmeti.

 

“Ne kemi qenë të kujdesshme për të mos dhënë identitetit pasi mund të shkaktonim një traumë të jashtëzakonshme. Fokusi i parë ishte se sa viktima do të ishin. Kishte shumë tension, policia filloi të largonte njerëzit. Kam ndaluar në një tjetër banesë pesë katëshe, e vila ishte zhytur e gjitha në tokë, por nuk kishte pasur fatmirësisht persona .

Pastaj shkova tek Ish-Këneta tek familja Lala. Forcat shqiptare kanë vetëm uniformën pasi kanë mungesë mjetesh. Ne nuk kemi asnjë kamera. Erdhën ekipet e huaja, të cilat deduktonin trupa nën rrënoja. Duhet të rikthehet këtu vëmendja. Nëse nuk do kishin ardhur ekipet e huaja, do të kishte zgjatur shumë më shumë ankthi i familjeve të prekura.”/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...