Nga batanijet deri tek dhurimi i gjakut, shqiptarët e Kosovës dhuruan gjithçka për të prekurit nga tërmeti

Për t’iu dalë në ndihmë të prekurve nga tërmeti, shqiptarët dhuruan edhe kur nuk kishin mjaftueshëm Erdhën se bashku më fëmijën e tyre, për të dhuruar diçka nga vetja. Por, veprimi që e bëri kjo nënë nga Kosova i habiti të gjithë.

 

Ajo e largoi fëmijën e saj nga karroca dhe atë e dhuroi për të mbijetuarit e tërmetit në Shqipëri. E raste të ngjashme, kur kosovarët dhuruan edhe paranë e fundit për t’iu dalë në ndihmë bashkëkombësve shqiptarë, ishin të shumta. I tillë ishte rasti edhe i kësaj gruaje nga Podujeva, që i dhuroi 10 eurot e fundit që i kishte.

 

Por, kishte vetëm një hall, që nuk pati më shumë e t’i dhuronte. E një qytetar i Drenasit, pavarësisht që prindërit e tij po përballeshin me probleme të rënda shëndetësore, nuk mundi të qëndrojë pa dhuruar diçka. E një i moshuar tjetër, posa e mori pensionin, ndau nga paratë e tij në ndihmë të atyre që ishin në gjendje më të vështirë.

 

Ndërkohë, paratë që një i mitur kishte arritur t’i grumbullonte duke kërkuar lëmoshë gjatë tërë ditës, nuk i çoi në shtëpi. Ai i dhuroi të gjitha të hollat për t’iu dalë sadopak në ndihmë atyre që mbeten pa kulm mbi kokë. Ndërkohë, për t’ia kthyer gëzimin një fëmije shqiptar, u përkujdes një bashkëmoshatar i tij nga Kosova. Në pamundësi për të dhuruar më shumë, ai e dhuroi një gjë të çmuar që e kishte, si kjo lodër…

 

Kurse këta tre fëmijë të tjerë, i dhuruan të gjitha kursimet e tyre, për t’i ndihmuar bashkëmoshatarët e tyre në Shqipëri. E ditë më parë vëmendje mori edhe veprimi i kësaj gruaje që vuan nga sëmundja e kancerit. Ajo nga pensioni i saj ndau 50 euro, ani pse pranoi se ai mezi i mjafton të blejë ilaçe. Ndryshe, mobilizim për t’i ndihmuar ata që u dëmtuan rëndë nga tërmeti i së martës në Shqipëri, kishte në të gjitha qytetet e Kosovës.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...