Tërmeti në Shqipëri/ Rëfimi i zjarrfikësit Italian: Njerëzit na falenderonin, na ofronin ushqim dhe dhurata

Massimo Marconcini, 51 vjeç, nga Livorno, një ish altletë olimpik në Lojrat Olimpike në Barcelonë, është një nga 175 zjarrfikësit që lanë vendin e tyre për të ndihmuar njerëzit në Durrës pas tërmetit të 26 nëntorit që goditi Shqipërinë.

Për gazetën italiane “Il Fatto quotidiano”, duke u rrëfyer ai thotë: Kur njerëzit na shihnin në rrugë, na ndalonin, na falenderonin dhe na ofronin ushqim dhe dhurata si shenjë mirënjohje për punën tonë në ndihmë të të dëmtuarve.

Sapo mbërritën në Durrës, zjarrfikësit italianë u gjendën para skenave identike me tragjeditë e shumta që kanë goditur dhe kanë gjunjëzuar Italinë gjatë tërmeteve në, Amatrice, Umbria, Marche, Ischia dhe Rigopiano.

Edhe Massimo Marconcini kishte marrë pjesë në operacionet e kërkim shpëtimit në zonat e goditura nga tërmëtët në Itali.

Në kohën që ne ishim në Durrës, toka u drosh nga një lëkundje prej 5.2 të shkallës Rihter.

“Unë isha poshtë një ndërtese. Pata frikë por fal zotit nuk zgjati shumë”, – thotë zjarrfikësi Italian. Toka në Durrës ishte aq e brishtë dhe qyteti nuk ishte shumë i madh dhe shumë i organizuar. Qyteti ishte ende i traumatizuar nga tërmeti i shtatorit dhe njerëzit të pa mësuar me tërmetet. Frika nuk ishte tulatur ende.

Shqipëria është një vend i ri, me njerëz të rinj dhe shumë ndërtime të reja por ende I pa organizuar mirë”.

Massimo Marconcini thotë gjithashtu se “Pavarësisht eksperiencës ka pasur momente që dhe vet zjarrfikësit italianë janë frikësuar. Me tërmetin nuk mësohesh dot, dhe asgjë nuk përfundon me mbarimin e lëkundjes. As ankthi nuk hiqet si gërmadhat dhe as shkundet si pluhuri”.

Luca Cari, përgjegjës për komunikimin në Brigadën italiane të zjarrfikësve, thotë se operacioni ishte jashtëzakonisht dhe se brigada e Zjarrfikësve Italiane ka punuar në rrënojat e banesave të shkatërruara që prej të martës në mbrëmje.

Në operacionin italian të ndihmës morën pjesë 175 zjarrfikës të ekipeve Usar (Kërkim dhe Shpëtimi).

Luca Bacci, kreu i njësisë së qenve të zjarrfikësve italian, ishte ndër të parët që mbërriti në Durrës pas tërmetit që goditi Shqipërinë. Ai tha se grupet italianë të shpëtimit kanë punuar me kujdes të madh për të mos dëmtuar personat që shpresonin se mund të gjenin të gjallë nën rrënoja, edhe pse fatkeqësisht e mbyllën me nxjerrjen e një të pajeti, Ilir Lalës, i cili kishte humbur edhe 7 pjesëtarë të tjerë në rrënojat e vilës 4 katëshe në zonën e ish-kënetës.

Në përfundim të misionin, ekipi italian është larguar me duartrokitje ndërsa nuk kanë munguar falenderimet nga të dyja anët, një shenjë solidariteti dhe mirënjohje!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...