Humbi gjithë familjen e xhaxhit të saj, këngëtarja e njohur: Zemrën e kam plagë

Tërmeti që tronditi Shqipërinë mëngjesin e së martës shkaktoi shumë dhimbje. Famija Reçi nga Durrësi u shua.

 

Këngëtarja dhe prezantuesja Evi Reçi, Eduard Reçi e kishtë xhaxha. Bashkë me të ajo humbi edhe dy kushërinjtë e saj Kristin dhe Klausin dhe nusen e xhaxhait të saj Dolorën.

 

Ata u nxorrën të paje,të nga një pallat 6 katësh i shembur në Durrës. Por këngëtarja ka humbur edhe mikeshën e saj Diena Karanxhaj. Kjo e fundit nuk i mbijetoi dot katastrofës natyre, bashkë me të bijën Esielën.

 

Këngëtarja ka përlotur me një postim në rrjetet sociale. Ajo ka shkruar se zemrën e ka plagë. Ajo ka shkruar se në momente të vështira dhe të dhimbshme, të rikthehen në mendje kujtimet më të bukura.

 

Më tëj kujton se iu kujtua edhe Kristi, që kërcente dhe këndonte me të, po ashtu edhe Klausi dhe humori i xhaxhait të saj, Edit. Po ashtu ajo ka shpërndarë edhe një foto nga fëmijëria.

 

Postimi i plotë:

Të pranosh të papranueshmen. Me ndodhi dhe mua. I ndodh kujtdo. Sa e çuditshme! Në momente të vështira dhe të dhimbshme, të rikthehen në mendje kujtimet më të bukura… Ashtu mu kujtua dhe Kristi im, që kërcenim dhe këndonim bashkë, ashtu dhe Klausi që qante që se merrnim me vete se ishte i vogli e ne të “mëdhenjt”, ashtu dhe Axha Edi që humori verior ishte në çdo fjalën e tij, ashtu dhe Dolora që dedikoi jetën për familjen e saj.

Po ashtu me rikthehu kujtimet dhe Diena, shoqja ime e fëmijërisë… dilnim, bënim thashetheme, ndanim sekretet. Siç ishte në fillim dhe ‘sekreti’ për dashurinë tënde, për Dorin që me pas të pikturoi jetën me portretin e Esielës e vogël që tu bë motivi i jetes. Ishit të gjithë bashkë. Një pse e madhe, një boshllek i madh.. Zemrën e kam plagë! Një faleminderit për të gjithë ju që më keni shkruar dhe me keni qëndruar afër çdo moment me dashurine dhe dashamirësine tuaj. Zoti ju bekofte.’’

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...