Avokatja e njohur: Si më mashtroi pedagogia që vodhi ndihmat me ushqime e veshmbathje

Vjedhja e pakove me ndihma ushqimore e batanijeve të mbledhura nga fondacioni “Fundjava Ndryshe” për banorët e dëmtuar nga tërmeti, rezulton të jetë kryer duke përdorur një skemë mashtrimi nga vetë pedagogia e Akademisë së Mbrojtjes Valbona Zekaj.

 

Me anën e një alibie mashtrimi se 15 pako do i çonte në 15 familje në Durrës, Valbona ka mashtruar avokaten e njohur njëherësh aktivisten e “Fundjava Ndryshe”, Enida Bozhekun. Pedagogia me gradë shkencore, ka telefonuar avokaten Bozheku, duke i pohuar se i nevojiteshin 15 pako me ndihma për familjet e prekura nga tërmeti në Durrës. Pikërisht në këtë telefonatë Zekaj, e cila po ndiqet penalisht në gjendje të lirë, i ka pohuar avokates Bozheku, se këto ndihma me ushqime dhe batanije do i shpërndanin në Durrës në emër të forumit të gruas socialiste të njësisë Administrative nr.3 në Tiranë.

Po kjo alibi që është përdorur nga vetë Valbona me qëllim nxjerrjen e ndihmave nga magazina është rrëzuar në rrëfimin që ajo ka bërë në polici. Më konkretisht Zekaj ka pohuar: “…kam marrë në telefon Enidan, e cila është një avokate e njohur dhe nuk e di çfarë pozicioni ka në fondacionin “Fundjava Ndryshe”, dhe i kam thënë që më duhet 10 apo 15 pako me ndihma për gratë e njësisë 3 me që nëse jam kryetare e gruas të Partisë Socialiste në njësinë 3, dhe këto pako duhet t’ia çoja grave që na kanë ndihmuar dhe gjatë fushatës dhe që tashmë kishin nevojë për ushqime. Ose këto pako mund t’i çonim në bashkinë e Tiranës, por akoma nuk e kishim vendosur pasi ndodhesha jashtë Tiranës…”.

 

Ndërsa vetë avokatia Bozheku, ka treguar në polici se:“…në datën 28 nëntor 2019, unë kam qenë me punë në Laç duke shpërndarë ndihma. Rreth orës 10:30, të kësaj date, më ka marrë në telefon Valbona Taulla (Zekaj), e cila më kërkonte nëse fondacioni “Fundjavë ndryshe” kishte mundësi që të ndihmonte me ndihma të ndryshme (ushqimore dhe veshmbathje) për 15 familje në nevojë në qytetin e Durrësit, të cilat janë prekur nga fatkeqësia natyrore, tërmeti. Unë e pyeta Valbona Taullan se në çfarë cilësie dhe statusi do t’i shpërndani këto ndihma, kurse Valbona më tha se, këto ndihma do t’i shpërndajmë në emër të forumit të gruas socialiste të Njësisë Administrative nr. 3, Tiranë.

 

Unë i thashë: “…dakord, mund t’i merrni ndihmat, por ne nuk kemi mjete që t’i shpërndajmë, pasi i kemi të angazhuara në zona. Unë kontaktova me një nga vullnetarët e fondacionit “Fundjavë ndryshe”, që punonte te pika e grumbullimit, që të përgatisnin disa ndihma pasi do vinin t’i merrnin në emër të Valbona Taullas, pasi do t’i dërgojnë në zonën e Durrësit, te njerëzit në nevojë që janë prekur nga tërmeti. Për këtë rast ne nuk kemi dokumentuar dhënien e këtyre ndihmave për njerëzit në nevojë që janë prekur nga fatkeqësia natyrore…”.

 

Ndihmat janë marrë me furgonin e policisë dhe këto pako nuk kanë shkuar tek njerëzit që kishin nevojë, por në zyrën e shefit të rendit Altin Zekaj dhe në banesën e vjehrrës së këtij të fundit Shkurte Taulla.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...