Dom Gjergj Meta ka dërguar një mesazh për të shqiptarët nga mesha e shenjtë e mbajtur në Katedralen e Rrëshenit, ku ka kërkuar që në këtë moment të vështirë shqiptarët të hapin zemrën dhe rrinë pranë njëri-tjetrit në këto ditë të vështira.

 

‘Qindra besimtarë si rrallëherë ishin në meshën e shenjtë të mbajtur në katedralen e Rrëshenit ne Mirdite, ndërkohë që flamuri është ngritur në hyrje të katedrales në nderim të 107 vjetorit të Pavarasisë, dhe më pas është ulur në gjysëm shtize për të nderuar viktimat e tërmetit.

 

Tek Altari në pod ishin vendosur 40 + 1 qirinj të ndezur dhe përkrah flamuri kombëtar, në nderim të 40 viktimave dhe atyre eventual që mund të gjenden nën rrenoja. është e para meshë e këtij lloji dhe me të tilla simbolika në një dite feste kombetare.

 

Meshën e Shenjtë e udhehoqi Ipeshkvi i dioqezës Rrëshen monsinjor Gjergj Meta i cili përcolli mesazhe për këto ditë të zeza që po kalon populli shqiptar

 

‘Frika ndihet ende nga ai moment që kemi kaluar. Është një momemt që kemi nevojë për shpresë. Të rrimë afër njëri tjetrit në këto ditë të vështira, ti hapim zemrat njëri tjetrit. Të reflektojmë në këto momente të vështira, të harrojmë ndasitë dhe inatet me njëri tjetrin.’