Rita Ora bën gjestin e madh, do t’i ndërtojë kësaj familjeje shtëpinë nga e para

Rita Ora ka vendosur që të ndihmojë shqiptarët e prekur nga tërmeti. Këngëtarja nga Kosova më famë botërore përmes një postimi në Instagram, ka treguar se së bashku me kryetarin e bashkisë, Erion Veliajn do të zgjedhin një familje për të ndërtuar shtëpinë e tyre nga e para.

 

“Gëzuar Ditën e Flamurin Shqipëri. Kam kaluar ditëlindjen time dhe ditët e fundit duke menduar se cila është gjëja e duhur për të bërë. Së bashku me Erion Veliajn, kemi vendosur të zgjedhim një familje që të sponsorizoj për rindërtimin e shtëpisë së tyre që u shkatërrua pas tërmeteve në Shqipëri.

 

Erioni është një lider i vërtetë dhe me të vërtetë i respektoj sugjerimet e tij për të më udhëzuar. Unë sugjeroj se kush mundet, ju lutem të gjeni një familje dhe një mënyrë për t’i ndihmuar në rindërtimin e shtëpive, viktimat e kësaj katastrofe.

 

Familja e parë që unë kam zgjedhur është familja Sala dhe ne do të ndjekim punimet dhe ka kaq shumë familje në nëvojë në të njëjtën kohë. Ju lutem klikoni në linkun në bio për të bërë të njëjtën gjë. E gjithë dashuria dhe lutjet e mia shkojnë për të gjithë të prekurit”,-shkruan Rita.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...