“Do ta ndërtojmë Thumanën nga e para”/ Vuajtjet e të prekurve nga tërmeti përlotin Elvis Naçin

“Do ta ndërtojmë Thumanën nga e para”, kështu është shprehur Elvis Naçi në misionin e sotëm nga Kosova “N’Kosovë Show”, emision i cili bëhet me qëllim mbledhjen e sa më shumë fondeve apo ndihmave për t’iu ardhur në ndihmë familjeve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

 

I emocionuar teksa tregonte për vuajtjet dhe përjetimet e të prekurve nga tërmeti, Naçi është shprehur se fondacioni ‘Firdeus’ në bashkëpunim me shqiptarët, do të ndërtonin një kompleks në Thumanë, në ndihmë të familjeve të prekura.

 

“Numri i viktimave ka shkuar rreth 50 vetë. Mund të ketë edhe më shumë viktima. Kjo na ka sjellë në një situatë kiameti aplokalipik. Viktima, shumë shtëpi të rrënuara, me qindra dhe mijëra që janë të goditura. Panik të madh në vend, sidomos në Shqipërinë e mesme. Nevojat janë të të gjitha formave. Dikush mund të ketë mundësi me rroba, ushqime. Tërmetet në ato vende bëjnë që asgjë mos të jetë stabël. Njerëzit do jenë më të qetë kur të përfundojë kjo situatë.

 

Kjo është situatë akoma e pastabilizuar. Ne si fondacion dhe njerëzit e famshëm po mundohen që të japin një dorë. Isha dje dhe me kryeministrin. Paniku ekziston, pasi në 4 të mëngjesit u goditën nga tërmeti i fuqishëm. Është krijuar një gjendje ankthi, si tua shpjegosh fëmijëve këtë.

 

Feja thotë se kur vjen një sprovë e tillë, duhet të mobilizohemi. Çfarë do të bëjmë në Thumanë? Në Thumanë kemi marrë përsipër, bashkë me vëllezër dhe motra shqiptare, që të bëjnë kompleksin e ri, për ata njerëz që kanë pasur viktima dhe ata që nuk kanë më banesa. Nëse plotësohet fondi do të bëjmë kompleksin dhe shkollën. Infrastrukturën do të bëjë shteti. Pra pastrimin dhe procedurat me leje do ti bëjë shteti.

 

Në Thumanë ka më shumë viktima. Atje ka ngjarje që nuk tregohen se do fillojmë vajin. Gjyshja, nusja dhe fëmija kanë shkuar për të dalë, por dera nuk i është hapur. I ka kapur goditja e madhe, ato kanë përqafuar njëra-tjetrën. I mbijetuari kishte pasur babain dhe nënën të vdekur afër vetes, dhe vet nuk dilte dot. I fliste të gjithëve, dhe në fund kërkoi një cigare dhe celularin (Kelment Çupi, i cili ndërroi jetë në spital).”, pohoi Elvis Naçi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...