“Nuk e di akoma që ka humbur vajzën 15 vjeç dhe bashkëshortin”, flet motra e Manjola Cakonit: Gjendja e saj është kritike

Manjola Cakoni është një nga të mbijetuarat e tërmetit që tronditi vendin në orët e para të mëngjesit të së martës. Ajo ka humbur në rrënoja të bijën 15 vjeç Drita dhe bashkëshortin, Kastriot Cakoni.

 

Saimira Baçi e motra e Manjola Cakonit, ka folur për TCH, ku thotë se motra e saj nuk e di për humbjen e të bijës dhe të bashkëshortit. Baçi tha se gjendja e të motrës është kritike, ndërsa shprehet se varrimi do të bëhet ditën e sotme.

 

“Varrimi bëhet sot në orën 1 por ajo nuk di gjë. Jemi shumë të vrarë dhe motrës nuk i kemi thënë gjë, gjendja e saj është kritike. Ajo ka dhe një djalë e vajzë në Angli që po qajnë ditë e natë. Jam shumë e vrarë nga kjo tragjedi që na mori 2 familjarë.

 

Ne nuk i kemi treguar asgjë, mjekët sna thonë diçka konkrete, duhet të presim thonë”, tregon ajo.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...