Zjarrëfikësit e Mallakastrës kanë bërë të mundur nxjerrjen gjallë nga rrënojat e hotel “Mira Mare” në Durrës të 33 vjeçarit Adriatik Bode.

Siç shihet nga pamjet filmike Adriatiku është pritur me duatrokitje nga të pranishmit në vendngjarje ndërsa duket se është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Momente nga shpëtimi nga rrënojat e hotelit Mira Mare i 33 vjeçarit Adriatik Bode nën drejtimin e komandatit të stacionit MZSH Mallakastër Jonus Murataj dhe efektivëve Hysland Aliaj, Ardit Sulaj, Sokol Kodheli, Zamir Hoxha”, shkruhet në postimin në facebook të videos në fjalë.

33-vjeçari Adriatik Bode u shpëtua dy ditë më herët nga rrënojat e hotelit në Durrës, ku ekipet e shpëtimit ende vijojnë operacionet e kërkimit për trupa të tjerë të mbetur nën rrënoja.