Dy emigrantë ofrohen vullnetarisht, mjeku italian në Durrës: Po organizohemi për një suport më të madh

Shqipëria u godit nga një tërmet i fortë me magnitudë 6.4 i shkallës Rihter, i paraprirë nga të tjerë tërmete dhe i shoqëruar me pasgoditje të fuqishme, me epiqendër në detin Adriatik, 10 km nga qyteti i Durrësit.

 

Numri i viktimave tashmë ka shkuar në 40, ndërsa në spital janë paraqitur mbi 600 të lënduar për të marrë ndihmë mjekësore. Shqiptarëve i janë bashkuar në ndihmë qytetarë të shumtë nga vende të ndryshme. Nga zona e Pulias kanë ardhur dy shqiptarë për të ndihmuar familjarët dhe të lënduarit e tërmetit. Dy shqiptarët Veliu dhe Lorenco që kanë emigruar në Itali dje dhe sot i janë bashkuar vullnetarisht stafit në Durrës duke dhënë kontributin e tyre për rastet emergjente.

 

“Kemi dhënë ndihma me ilace, gjendja paraqitet normale, deri tani kemi ndihmuar 10 persona që kanë pasur nevojë për mjekim gjatë natës të cilët kanë kërkuar ndihma edhe nga amblanacat. Jemi gjatë gjithë kohës ne dispozicion, tek ambulanca qëndrojmë jashtë çadrave për çdo rast nevoje. Skuadra jonë përbëhet nga 28 persona dhe jemi ndarë për të shërbyer në Durrës dhe në Thumanë. Nata është më kritike dhe ka pasur më shumë thirrje për ndihmë”, ka treguar për abcnews.al emigranti Veliu.

 

Ndërsa shefja e qendrës spitalore ka njoftuar se rreth 30 infermierë janë në dispoziocion në kamp, theksohet se janë vetëm dy raste kronike janë dërguar për tajtim të specializar në kryeqytet.

 

Ndërkohë shefi i operacioneve italiane thotë se pritet të ketë shtim të personelit për të pasur nën kontroll situtën, “po organizohemi për një suport më të madh”, tha ai./abcnews.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...