“Qendër estetike unisex”, kjo është foleja ku “Zogu i ‘Tiranës” menaxhonte prostitucionin dhe rekrutonte “profesioniste”

Zbardhen detaje të reja nga skema e prostitucionit që përdorte grupi ku bënte pjesë edhe “Zogu i Tiranës”. Në fotot e mëposhtme shihet pikërisht hyrja e një qendre estetike që është edhe foleja ku zhvillohej prostitucioni nga ky grup. Vetë Hermes Nikaj e ka reklamuar këtë qendër estetike teksa ka qenë i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” në muajin janar të vitit 2016.

 

“Do të jetë një qendër estetike unisex. Unë do të mbuloj pjesën e masazheve, kam mbaruar një kurs gjashtë mujor për këtë punë dhe jam profesionist. Ne do të ofrojmë shërbime të shumta si për femra dhe për meshkuj dhe kam ndërmend ta quaj ‘Te Zogu”, thoshte Nikaj në atë kohë.

 

Në fakt ky biznes nuk ka një tabelë të vënë në mënyrë që të dallojmë edhe emrin që Hermes Nikaj i ka vendosur. Eshte kërkuar edhe në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit të Bizneseve por në emrin e ‘Zogut të Tiranës’ nuk figuron asnjë lloj biznesi i regjistruar.

 

Hermes Nikaj është arrestuar bashkë me bashkëpunëtorët e tij. Ata akuzohen për shfrytëzim dhe ushtrim prostitucioni. 28-vjeçari Nikaj, i njohur si ‘Zogu i Tironës’ u arrestua në një dhomë hoteli në autostradën Tiranë-Durrës ku ndodhej bashkë me një 47-vjeçar nga Mamurrasi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...