Mësoni si do jetë moti për 5 ditët e ardhshme

SHMU ka nxjerrë parashikimin se cfarë pritet rreth situatës meteorologjike për vendin tonë për javën që presim përpara. “Kryefjala” e kësaj jave do të jetë moti relativisht i paqëndrueshëm duke marë parasysh se si kontinenti europian ashtu edhe vendi ynë do të ndikohet nga qendra të thella dhe të ulta të presionit atmosferik.

 

Në këtë mënyrë, dita e Hënë do të ketë mot me vranësira mesatare dhe të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar. Më pas kalojmë në ditët e Martë dhe Mërkurë ku moti do të jetë me kthjellime por nuk do të mungojnë edhe alternimet e vranësirave ndërsa në relievet malore ato do të jenë kryesisht të dendura.

 

Për festat e Nëntorit, pra ditët e Enjte dhe e Premte “fatkeqësisht” do të festohen me mot të vranët. Vranësirat për këto dy ditë do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar por lokalisht deri edhe të lartë.

 

Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi mesatare 5-8m/s ndërsa ditët e Mërkurë, Enjte dhe ajo e Premte do të ketë erë intensive me shpejtësi 20-28m/s. Temperaturat e mëngjesit do të kenë luhatje nga 1ºC deri në 15ºC ndërsa ato të mesditës do të ruajnë pothuajse vlerat prej 20-22ºC.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...