Lëkundjet e tërmetit arrijnë deri në Shkodër, Emergjencat: Janë dëmtuar disa shkolla e shtëpi

Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë dhe në Shkodër, ku sipas informacioneve ka pasur shkolla e shtëpi. Forca e tërmetit në Shkodër ka qenë e vogël, po ashtu dhe dëmet fatmirësisht kanë qenë të pakta.

Sipas një njoftimi për mediat nga Emergjencat e Shkodrës bëhet me dije se shprehin solidarizimin me të gjithe qarqet dhe bashkitë e prekura nga tërmeti dhe veçanërisht i shpreh ngushllimet familjarëve të cilët kanë humbur të afërmit e tyre në këtë katstrofë natyrore.

NJOFTIMI PLOTË

Mbi situatën e krijuar në territorin e Qarkut Shkodër nga tërmeti i dt.26 Nëntor 2019. Komisioni i Mbrojtjes Civile Pranë Prefektit të Qarkut Shkodër, (KMCQ) i ngritur pas termetit të dt.26 Nëntor 2019, i cili preku pjesën më të madhe të Shqiperisë, krijoi probleme edhe në territorin e Qarkut Shkodër. Nga informacionet paraprake të ardhura nga bashkite e qarkut informohemi se kanë pësuar dëme të lehta disa objekte shkollore, shtëpi banimi të cilat janë në fokusin e monitorimit dhe vleresimit nga komisionet dhe grupet e ngritura nga çdo bashki në territoret e tyre të përgjegjësisë

Nderkohë Komisioni Mbrojtjes Civile vazhdon të monitorojë dhe të ndjekë situatën në të gjtihë territorin e Qarkut që prej orës 04.00 të mengjesit, të dt. 26 Nëndor 2019, duke bashkëpunuar intensivisht me Komisionet e Mbrojtjes Civile të ngritura në të gjitha bashkitë. KMCQ shpreh solidarizimin me të gjithe qarqet dhe bashkitë e prekura nga tërmeti dhe veçanërisht i shpreh ngushllimet familjarëve të cilët kanë humbur të afërmit e tyre në këtë katstrofë natyrore. KMCQ duke e vlersuar situatën, udhëzon dhe delegon këto detyra.

Ngritjen e KMC ne çdo bashki, rajon, fshat dhe bashkëpunimin e tyre ngushtësisht me KMCQ. Vazhdimin e vlersimeve të të gjitha objekteve dhe shtëpive që kane pësuar dëme. Në lidhje me këtë pikë Ju informojmë së me nismen e një numri të konsiderueshëm të një grupi të inxhinereve ndërtues që ushtrojnë aktivitetin e tyre në Shkodër, kanë shprehuar vullnetin e tyre për t’iu asistuar KMCQ, KMCB, dhe cdo qytetari të cilëve ju janë shfaqur probleme në ndertesat e tyre.

Theksojmë se bashkëpunimi me këtë grup është i domosdoshëm pasi do të bëjë vlerësimin teknik dhe do të përcaktojë garancinë ose jo të banesës apo çdo objektit Tuaj. Për këtë problem mund të kontaktoni me adresen e emalit në çdo bashki dhe të Prefektures së Qarkut Shkodër, Përgjegjësin e Zyrës së Emergjencave Civile ( Pllum Dani me nr. kontakti 069 41 17 433). Nga Komisioni ECQ janë marrë të gjitha masat bashkëpuuuese me DVP FNSH, dhe strukturat e tjera në nivel qëndror të cilat janë në gadishmeri në këtë situatë për të mbështetur banorët e zonave të prekuara nga tërmeti.

18 të vdekur, mbi 600 të plagosur, dhe dhjetëra të tjerë nën rrënoja, është ky bilanci i një ditë që do të mbahet mend gjatë si tragjedia e 26 nëntorit 2019. Epiqendra e tërmetit ishte qyteti i Durrësit, dhe konkretisht zona e Thumanës, ku ka patur 3 pallate të shembura, ndërkohë që problemet nuk mungojnë as në Fushë-Krujë, apo te Kavalishenca, ku mbeti i vdekur kryekomisari Bajram Hajdarmataj.

Gjithë shteti ndërkohë është në Durrës, ku po punohet për të shpëtuar jetët që ndodhen nën rrënoja. Ndërkohë, që edhe lëkundjet nuk kanë ndaluar. Herë pas here, me magnitudë shumë më të ulët dhe me fuqi më të vogël goditjeje, toka në Tiranë dhe Durrës vijon të dridhet.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...