“Jam gjallë, më nxirrni prej këtu”! Një njeri nën rrënoja komunikon me ekipet e shpëtimit

Pëllumb Greku është personi që po komunikon me ekipet e shpëtimit në një nga pallatet e shembura në zonën e Thumanës. Ishte ora 08:30 minuta kur ekipet e kerkim shpëtimit dëgjuan zëra nga nënrrënojat.

 

“Jam gjallë, më nxirrni që këtu” ishte komunikimi i personit që komunikonte ndërkohë që nga banorët aty u identifikua si Pëllumb Greku.Operacioni vijon prej 20 minutash, ndërkohë që janë shtuar forcat për të hequr inertet.

 

Pëllumb Greku dhe familja e tij u bë i njohur pak orë më parë kur e motra e tij live, bëri thirrje për shpëtimin e vëllait të vet që ishte në shtëpi me familjarët. Kuja e motrës “live” për të parë edhe njëherë të vëllanë Pëllumbin, preku zemrat e të gjithëve.

 

E sikurse po ndodh, Pëllumbi është gjallë.

 

Sic raportohet, është edhe një person tjetër i gjallë i quajtur Çimi. Por akoma nuk janë nxjerrë nga rrënojat.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...