Bashkia e Shkodrës publikon verifikimin paraprak të dëmeve nga termeti në shkollat në territorin e saj…

Në vijim të monitorimit të situatës pas tërmetit në mëngjesin e ditës së sotme, strukturat e Bashkisë Shkodër janë në terren duke bërë verifikimet e nevojshme.

Grupet e punës, specialistë, inxhinierë dhe përfaqësues e inspektorë të Njësive Administrative dhe lagjeve në qytet, janë duke verifikuar gjendjen e objekteve publike si shkolla, çerdhe, kopshte, qendra shëndetësore, shtëpi banimi dhe ndërtesa të tjera.

Nga të dhënat paraprake rezulton se në disa objekte publike, shkolla, raportohen dëme vogla, të cilat po vlerësohen teknikisht.

Grupet e punës aktualisht janë duke vlerësuar shkollat:

• Shkolla “Ismail Qemali” në qytet

• Shkolla “Salo Halili” në qytet

• Shkolla “ Edith Durham” në qytet

• Gjimnazi Oblikë, NjA Ana e Malit

• Shkolla “Zef Jubani”, NjA Guri i Zi

• Shkolla “Frederik Gjoni”, NjA Bërdicë

• Shkolla “Sait Tagani”, Trush, NjA Bërdicë

• Shkolla “Gjergj Vatë Martini”, NjA Velipojë

• Shkolla Dragoç, NjA Postribë

• Shkolla Domën, NJA Postribë

Strukturat e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpetimi janë në gatishmëri për çdo eventualitet, ndërsa një skuadër me mjet zjarrifikës po punon për shpëtimin në Thumanë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...