Një muaj më parë, këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj lançoi këngën e saj të re të titulluar “Paris”. Tingujt e saj ritmikë na fiksuan të gjithëve dhe brenda një muaji kënga i kaloi 9 milionë klikime në Youtube.

Mirëpo, veç pamjes tërheqëse të Xhensilës, diçka tjetër na tërhoqi vëmendjen në klip. Xhensila ka xhiruar në një rrugicë super të këndshme në njërën prej lagjeve të Parisit, me shtëpi shumëngjyrëshe dhe plot gjelbërim. Rrugica quhet “Crémieux” dhe është kthyer në fiksimin e turistëve, të cilët e duan me patjetër një foto aty.

Mirëpo, nëse po ju shkon edhe ju në mendje diçka e tillë, po ju themi të mos e çoni më nëpër mend! Banorët janë “bezdisur” aq shumë nga turistët e panumërt që ndalojnë në lagjen e tyre, sa kanë vendosur të caktojnë një gjobë për këdo që shkrep një foto aty dhe e publikon në rrjete sociale. Shifra që duhet të paguhet është plot 135 euro, ndaj duket se Xhensila ia ka hedhur paq!

Me siguri ajo do të ketë marrë leje nga Bashkia e qytetit për xhirimin e disa sekuencave në klipin “Paris”. Mirëpo, ekziston edhe mundësia që këngëtarja të ketë paguar gjobën, e cila e themi me plot bindje se ia ka vlejtur!