Basketbollisti i Tiranës Bruno Daliu, është përjashtuar përjetë nga të gjitha aktivitetet, pasi goditi arbitrin në ndeshjen Teuta–Tirana. Ky është vendimi i komisionit të disiplinës në federatën e basketbollit, që u mblodh këtë të hënë.

 

Masa e marrë nga disiplina është miratuar menjëherë edhe nga kryesia e federatës, si organi madhor që ka kompetencë në vendime të tilla.

 

Komisioni i disiplinës ka gjobitur sportistin Daliu edhe me 150 mijë lekë për sjelljen e tij. Por nëse për basketbollistin 34-vjecar karriera ka marrë fund, telashet e tij nuk përfundojnë këtu.

 

Ai gjendet i arr estuar dhe pret që të dalë para gjykatës së Durrësit për të mësuar masën e sigurisë. Situata e tij është e rëndë me ligjin e ri që ka hyrë në fuqi prej një muaj më parë.

 

 

Ndryshimet në Kodin Penal për dhu nën në sport, Neni 274/a sanksionon se “Goditja ose vepra të tjera dhu ne ndaj arbitrit, dënohen me bur gim nga 1 deri në 5 vjet.

 

Bruno Daliu pritet të jetë sportisti i parë në Shqipëri, që dënohet me bu rgim për goditjen e arbitrit për shkak të detyrës.