Silvio Berlusconi lëndohet në Zagreb, çfarë i ndodhi pas takimit me deputetet e PD

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi ka qenë protagonist i një episodi të sikletshëm gjatë vizitës së tij në Zagreb. Politikani dhe sipërmarrësi tashmë 83 vjeçar është rrezuar gjatë konferencës së PPE-së.

 

Fillimisht të pranishmit menduan për një aksident me pasoja më të rënda, si fraktura e femurit, por pas dhembjes fillestare stafi i tij ka qetësuar të gjithë duke deklaruar se pas diagnostikimit nuk shfaqen thyerje të asnjë tipi, dhe bëhet fjalë vetëm me një goditje të fortë.

 

Edhe pse në moshë tashmë të avancuar, Berlosconi mbetet end aktiv në politikë, duke preferuar kohët e fundit më shumë skenarin europian sesa atë italian, ku qendra e djathtë që ka përfaqësuar nga hyrja në politikë në vitin 1994 mblidhet rreth liderit të Lega Matteo Salvini.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...