Keni bërë plane për fundjavë? Zbuloni më parë sesi do të jetë moti të shtunën dhe të dielën

Edhe pse gjatë gjithë kësaj jave e kemi mbajtur çadrën me vete, të enjten dhe të premten reshjet janë zhvendosur për t’ua lënë vendin vranësirave dhe kthjellimeve. Por si parashikohet situata metereologjike për ditën e shtunë dhe të diel?

 

Sot moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura dhe kthjellime të pakta. Era do të jetë me me drejtim Jug (S) me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,5- 2,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje të lehtë.

 

Temperaturat minimale dhe maksimale:

-Zonat malore 5/17°C

-Zonat e ulëta 10/23°C

-Zonat bregdetare 13/21°C

 

Edhe për ditën e diel, na pret e njëjta situatë meteorologjike. Moti do të jetë me vranësira mesatare dhe të dendura.

 

Në zonën e jugperëndimit dhe veriperëndimit reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Gjatë orëve të pasdites reshjet e dobëta përfshijnë vijën bregdetare si dhe një pjesë të ultësirës perëndimore.

 

Era do të vijojë relativisht intensive me drejtim juglindje – lindje dhe shpejtësi 15-25m/s. Temperaturat në vlerat e mëngjesit pritet të kenë një rritje prej 1-4 gradë krahasuar me sot ndërsa ato të mesditës nuk do të kenë luhatje nga ato të ditës së sotme.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...