Këngëtari i njohur shqiptar Genc Prelvukaj është një nga personazhet më të komentuar dhe të dashur të muzikës shqiptare.

 

Ai ka qenë mjaft aktiv me muzikën e tij dhe ka publikuar disa këngë të cilat numërojnë me miliona klikime në Youtube.

 

Së fundmi me anë të një postimi në ‘Instagram’, reperi ka treguar se shumë shpejt do të sjellë një këngë të re, e cila do të pëlqehet shumë nga të gjithë.

 

“Diçka e mirë po vjen. Pikë. Këngë që do e dëgjoni për 20 vite. ‘Shpirtin e zi’, shumë shpejt”, ka shkruar Prelvukaj në postimin e fundit në ‘Instagram’ ku shfaqet i ulur përpara pianos.