Denoncimi tronditës për prodhimin e sallameve: Vetëm 1% e është mish, pjesa tjetër gjëra nga më të çuditshmet

Një denoncim tronditës mbërriti këtë të premte në redaksinë e JOQ Albania nga një punonjës i përpunimit të produkteve të mishit, i cili zbuloi katrahurën që ndodh në këtë industri.

Denoncuesi u shpreh se kompanitë më të njohura të përpunimit të produkteve të mishit në Shqipëri, fusin produktet e tyre në treg nga mishi i kafshëve të ngordhura, ndërsa bëri thirrje që populli të ngrihet për këtë abuzim që po i bëhet.

Ky denoncim në redaksinë e JOQ Albania bëri që dhe shumë qytetarë të tjerë të ngrinin zërin dhe të denonconin raste të tjera, që kanë të bëjnë me abuzimet që bëhen nga subjektet që përpunojnë dhe tregtojnë mish.

Mbrëmjen e sotme një tjetër denoncim shokues ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, ku një specialiste e analizave laboratorike të ushqimeve, ka rrëfyer se çfarë ndodhte në fabrikat e përpunimit të mishit.

Ajo tregon se kur ka qenë studente, ka zhvilluar praktikën në disa fabrika të përpunimit të mishit, ku ka mbetur e shokuar.

Sipas denoncueses, nënproduktet e mishit përgatiten me brumëra të ngrira, të ardhura jashtë në formën e dhjamit, që në të vërtetë nuk dihet se çfarë ka brenda tyre.

Më tej, bioteknologia shprehet se sallamrat dhe proshutat mund të përmbajnë vetëm 1% mish, ndërsa pjesa tjetër përbëhet nga gjëra nga më të çuditshmet.

Ish-studentes i ka bërë përshtypje asokohe mungesa e laboratorëve për kryerjen e analizave të lëndës së parë apo të produkteve që përpunoheshin në kompanitë e mëdha, ndërsa për mini-fabrikat sipas saj, gjendja është për të vënë duart në kokë.

Por nuk mbaron me kaq!

“Mish i prishur, mish që bie përtokë e më pas hidhet sërish në makineritë e përpunimit, erëza speciale, ku çfarëdo produkti të futësh brenda, konsumtarit i duket si mish i vërtetë”, shprehet ndër të tjera denoncesja.

E teksa kemi njohur vetëm majën e ajsbergut në këtë mega-skandal që rrezikon seriozisht jetën e qytetarëve, veçanërisht fëmijëve që i konsumojnë më tepër këto nënprodukte të mishit, çfarë duhet të mendojmë 90% që gjendet nën ujë, që mbetet ende “mister”? Institucioni përgjegjës mbi sigurinë ushqimore, AKU, që thuajse është inekzistent, çfarë duhet të presë akoma për të ndërmarrë masa të menjëhershme ndaj këtij skandali, që cënon në mënyrë direkte jetën e qytetarëve?

Denoncimi i plotë:

Prsh JOQ ..me behet qejfi qe po shkruajne qytetaret per kete teme me kaq rendesi ….Jam specializuar per analizat ne laboratore te ushqimeve ,,,para disa vitesh kur beja praktiken sebashku me studentet e tjere kemi vizituar disa fabrika te perpunimit te mishin …Eshte per te ardhur keq sesi i pergatisin nenproduktet e mishit ….me brumera te ngrira te ardhura nga jashte ne formen e dhjamit ,(qe nuk dihet se cfare kane brenda ),, dhoma gjigande me ereza te ndryshme ,,,pergatitje te sallameve ,proshutave ku 1 % mund te permbajne mish e pjesa tjeter gjera nga me te cuditshmet …

Te ben pershtypje fakti se tek kompanite qe na lejonin te shkonim ne si studente per praktike ,,nuk kishin laboratore per te kryer analizat e lendes se pare apo te produkteve qe perpunoheshin …te shkohet neper keto mini -fabrikat eshte akoma me tmerr . Mish i prishur ,,,mish qe bie pertoke e me pas hidhet serish ne makinerite e perpunimit ,,ereza speciale ku cfaredo produkti te futesh brenda ,konsumatorit i duket si mish i vertete …Askush nuk e di se me cfare ushqehet ..Pavaresisht faktit qe jetoj jashte vendit ,me dhimbset familja te afermit dhe te gjithe shqiptaret qe cdo dite u shkaterrohet shendeti dalengadale …

Pergjegjesia eshte e gjitha e institucioneve qe nuk bejne kontrolle dhe lejojne te ndodhin keto gjera …Ne te gjithe boten ka shtesa ushqimore por gjithcka ka kufi ,,sepse kane ligjet qe respektohen dhe zbatohen …..Zoti i ruajt te gjithe shqipetaret ,,anonim te lutem? sepse nuk dua te kem ndonje problem pasi mezi arrita te shpetoj nga ai vend ..

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...