Gazetari Artan Hoxha ka paralajmëruar se, një kryebashkiak do të diskreditohet javën e ardhshme pasi do të publikohet një material filmik i cili ka rënë në duart e tij dhe po e studion.

I pyetur se pse nuk e publikon tani, Hoxha tha se po priste që këtë javë të shikonte “videon përvëluese”, që është përmendur së fundmi ku thuhet se përfshihet një diplomat i huaj me një punonjëse të ministrisë së Brendshme.

Ndërsa analisti Lorenc Vangjeli, në debat e sipër deklaroi se 5 kryetarë bashkie të dalë nga votimet e 30 qershorit do të rrëzohen pasi kapen nga ligji i dekriminalizimit, Hoxha lëshoi deklaratën e fortë edhe pas një pyetje të bërë në “Opinion” nga moderatori i emisionit.

Drejtuesi i emisionit lexoi një mesazh, ku flitej për një video që disponon gazetari Artan Hoxha, ku përfshihet kryetari i Bashkisë, emrin e të cilit ka preferuar të mos e tregojë, ndërsa pyetjes nëse drejton një Bashki të medhe apo të vogël i është shmangur duke thënë se “boll që është kryetar bashkie”.

Pjesë nga Biseda:

Fevziu: Një sms tjetër më thotë që Hoxha ka një video shumë interesante të një kryetari Bashkie, i thoni ta shfaqë.

Artan Hoxha: Po e verifikojmë, javës tjetër, mendova se këtë javë do të dilte video përvëluese, po nuk doli ajo kështu që javës tjetër.

Fevziu: E ke vërtetë videon?

Artan Hoxha: Është lajm që po e verifikojmë edhe do dali

Fevziu: Përvëluese është edhe kjo?

Artan Hoxha: Unë nuk them që është përvëluese por diskredituese më tepër

Fevziu: Bashki e madhe?

Artan Hoxha: Boll që është kryetar Bashkie, ç’rëndësi ka sa e madhe është bashkia, për mua problem është që s’duhet lejuar që në pozicione të tilla, njerëz që kanë besimin e qytetarëve të kenë të drejtë të marrin vendime për jetën e qytetarëve të këtij vendi.