Edison Bajraktari është vetëm 14 vjeç dhe vuan disa sëmundje.

 

Raportohet se ai ka ‘Hidrocefalia’ dhe autizëm, mirëpo prindërit e tij vijojnë të shpresojnë që ai do të shërohet një ditë. Ata u nisën drejt Suedisë në fillim për të trajtuar djalin, por për fat të keq atyre iu mohua azili.

 

Momentalisht ata jetojnë në Shkodër, por Edisoni vijon të jetë po njësoj, pa asnjë lloj ndryshimi, madje edhe më keq se çka qenë më herët. E ëma kërkon ndihmë nga shqiptarët, pasi mjekët bëjnë me dije se nuk ka ilaçe në Shqipëri që mund ta shërojnë adoleshentin.

 

Mamaja e djalit thotë për media se:

Nuk mund ta shikoj dot djalin duke qarë, duke i rënë kokës. Më ka gërvishtur se ka pasur dhimbje të mëdha koke. Nuk kam ilaçe për me i dhënë për momentin. Çfarë të bëj unë? Më thoni ju lutem? Ku është shteti? Pse nuk vë dorën në zemër e të ndihmojë?