Në muajin gusht Alketa Vejsiu zbuloi se këtë vit do të ngjitej në skenën e ‘Festivalit të Këngës’ si moderatore e tij. As në këtë eksperiencë kaq të veçantë nuk mungoi mbështetja e Vera Grabockës, së cilës i është besuar drejtimi i festivalit.

 

Alketa ka treguar se për të kjo është një ëndërr e bërë realitet dhe prandaj nuk do të fitojë asgjë në këmbim të punës së saj, sepse dëshiron që këtë vit festivali të realizohet në mënyrë perfekte.

 

Siç duket ajo do të japë gjithçka nga vetja për ta shndërruar ‘Festivalin e Këngës’ në një spektakël të vërtetë muzike ashtu siç e meriton të jetë në të vërtetë. Ditën e sotme Alketa ka zbuluar se po përgatitet jo vetëm për moderimin, por edhe për të kënduar diçka, për të rikthyer në vëmendje këngët më të bukura të festivalit.

 

Moderatorja ka publikuar në ‘Instagram’ një video në të cilën shihet se është duke punuar së bashku me Shpëtim Saraçin për të risjellë një nga këngët më të bukura shqiptare.