Pak ditë më parë bëri mjaft bujë në media një lajm i publikuar në gazetën “Koha Jonë” të Nikollë Lesit, ku paralajmërohej publikimi i një video-skandali seksual, ku të përfshirë ishin një ambasador i akredituar në Tiranë dhe një zyrtare e lartë e qeverisë.

Ndërkohë ditën e enjte gazeta në fjalë ka botuar në versionin e saj online një lajm me përmbajtje të çuditshme.

Artikulli në fjalë shoqërohet nga dy foto; në një prej tyre shfaqet ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca me zv/ministren e Brendshme, Romina Kuko, ndërsa në tjetrën ambasadori i BE duke dalë nga Ministria e Brendshme.

Ndër të tjera në tekstin e artikullit shkruhet:

Ambasadori i BE në Tiranë Soreca mbetet i përkushtuar për ta ndihmuar ministrinë e brendshme në luftën kundër krimit, luftë e cila duket se ka suksese sidomos në pajisjen e policisë me infrastrukturë moderne. Një pjesë e pajisjeve për policinë ka ardhur edhe falë punës së ambasadorit Soreca. Takimet e ambasadorit Soreca në këtë ministri janë të vazhdueshme…”

Mirëpo këto fjali nuk kanë të bëjnë aspak me përkushtimin e luftës ndaj krimit, pasi fokusi i artikullit duket se është diku tjetër.

Gazetarët e “Koha Jonë” janë pyetur nga kolegët e tyre dhe kanë spekuluar se ky lajm ka lidhje me videon e përfolur, e cila pritet të publikohet këto ditë nga presidenti Meta.

Mbetet ende e paqartë nëse videoja e shumëpërfolur ekziston apo gjithçka është sajesë.

Gazetarja e kronikës, Klodiana Lala u shpreh dy ditë më parë, referuar burimeve nga Presidenca, se bëhet fjalë për disa pamje filmike dhe regjistrime audio, duke ngritur më tepër dyshimet se një video e tillë ekziston.

Ndërkohë, gazetari Elton Qyno deklaroi se video në fjalë ekziston dhe ka rënë në dorë të Metës nga SHISH.

Ndër të tjera ai tha:

Videoja, ka dalë për qarkullim fillimisht në disa tavolina në hotel “Rogner” dhe “Sheraton”, ku më vonë ka rënë në dorë edhe të Shërbimit Informativ Shtetëror. Kjo video ka si protagoniste një zyrtare të ministrisë së Brendshme dhe një ambasador të një vendi mik me Shqipërinë, të cilët janë në çaste intime me njëri-tjetrin.”

Ditën e sotme, një tjetër lajm bëri mjaft bujë, ku u përfol për një shantazh ndaj zëdhënësit të presidentit Meta, Tedi Blushi.

Lajmi u bë vetë i ditur nga Meta, i cili deklaroi se Blushi është shantazhuar në emër të një ambasade të huaj, që të fshijë një postim të bërë në rrjetet sociale.

Mbetet për t’u parë ditët në vijim se çfarë do të ndodhi me këtë “telenovelë” të rradhës.