Një makinë është shkrumbuar nga flakët mbrëmjen e sotme në Tiranë.

 

Ngjarja ka ndodhur pranë rreth-rrotullimit të Bathores në afërsi të Universitetit Bujqësor të Tiranës, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.

 

Mësohet se mjeti tip “Sharon” drejtohej nga një i ri rreth 18-vjeç i cili ka konstatuar se diçka nuk shkonte më sistemin e drejtimit të mjetit.

 

Fatmirësisht ai ka zbritur nga makina dhe në pak sekonda ka ndjerë shpërthimin e saj e më pas përfshirjen nga flakët.

 

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e zjarrëfikëses të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve në mjetin që është shkatërruar plotësisht.

 

Grupi hetimor po punon për zbulimin e shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes ndërsa burime bëjnë me dije se shpërthimi ka shkaktuar panik tek banorët si dhe kalimtarët e rastit.