Vezët janë një nga ushqimet më të shëndetshme që mund të ekzistojnë dhe futen në familjen e ushqimeve të quajtura “superfood”, për shkak të vlerave që kanë.

 

Sidoqoftë, jo të gjitha janë njësoj dhe për ta kuptuar këtë fatmirësisht ka një mënyrë që ju tregon se si të zgjidhni vezë të sigurta për t’u konsumuar.

 

Kur gatuajmë vezët i çajmë pa u kushtuar shumë rëndësi. Por ai është momenti kur ne duhet të tregojmë më tepër kujdes sepse tregon shumë për gjendjen e tyre.

 

Nëse shihni një cipë të bardhë që duket sikur bashkon të bardhën me të verdhën atëherë veza është e mirë për t’u konsumuar.

 

Kjo fibër quhet bacterium cell dhe mund të shfaqet anash së verdhës së vezëve ose në qendër. Por nëse kur e çani vezën dhe e shikoni se e verdha nuk del kokër por hapet atëherë nuk duhet ta konsumoni sepse është e prishur