Transilvania është një vend i bukur, por shumë i mistershëm. Jemi mësuar ta shohim në këtë këndvështrim për shkak të filmave të shumtë, por në fakt i tillë është edhe në jetën reale, një vend i mistershëm.

Këtë gjë e tregojnë më së miri edhe një grup fotografish të publikuara së fundmi nga fotografi Rumaniani Cristian Lipovan.

Fotot tregojnë shtëpi të vogla të braktisura dhe kisha në malet Apuseni të rajonit. Shtëpitë duken të habitshme,

të egra, plot pluhur, por me mobilje dhe sende që janë akoma në vend, edhe pse disa prej tyre prej kohësh janë të pabanuara.