Skerdi Faria, i njohur edhe si Doktori i VIP-ave ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Glamour Zone”,

 

ku tregoi shumë mbi operacionet plastike dhe VIP-at që i kanë bërë ato. I pyetur nga moderatorja nëse ka rastisur me VIP-a që ai u ka bërë operacione dhe publikisht kanë thënë ‘Jemi tërësisht natyral’, Skerdi tregoi se ka ndodhur.

 

“Ka pasur raste sa të duash. Është jeta e tyre private dhe ne nuk kemi të drejtë që të ndërhyjmë. Mediat e kanë për detyrë që t’i gërricin çik VIP-at, të nxjerrin lajme. Por është edhe e drejta e tyre të thonë po kam bërë ndërhyrje ose jo”, u përgjigj Skerdi.